Arta TEX është themeluar në vitin 1983, si një biznes i vogël familjar i fokusuar në prodhimin e produkteve të tekstilit – veshjeve.
Më vonë, kompania e zgjeroi portofolin e saj duke investuar në zhvillimin e brendit dhe në teknologjinë e prodhimit. Ndër vite, arritëm të rrisim kapacitetet prodhuese dhe numrin e punëtorëve, të zgjerojmë tregun dhe të zhvillojmë brendin tonë ATRACTIVE.
Selia e Arta Tex është në Pejë, ku ndodhet edhe një fabrikë e vogël me deri në 20 punëtorë, e cila na kujton hapat tanë të parë si kompani. Ajo u themelua që në fillim, e fokusuar në prodhimin e rrobave të unifikuara të punës (uniformave). Kompania synon gjithashtu firmat ndërtimore, sektorin shëndetësor, hotelet dhe restorantet, si dhe veshjet speciale për kompanitë e sigurisë.

Nga një punëtori familjare te dy fabrika
Themelimi
Arta TEX fillon si biznes i vogël familjar në Pejë, i fokusuar në prodhimin e veshjeve dhe uniformave të punës.
Brendi ynë
Me investime në zhvillimin e brendit lind ATRACTIVE – linja jonë e veshjeve promocionale.
Fabrika në Mushtisht
Fabrika kryesore zhvendoset në Mushtisht: 4000 m², teknologjia më e re e prodhimit dhe deri në 100 punëtorë.
ISO 9001:2008
Arta TEX certifikohet sipas standardeve të menaxhimit të cilësisë (QMS) – ISO 9001:2008.
Mbi 140 punëtorë
Dy fabrika, dyqane në Prishtinë, Prizren e Pejë, si dhe distributorë në të gjithë vendin.
Pse të zgjidhni ArtaTex
Cilësi e certifikuar
Proceset tona ndjekin standardin ISO 9001:2008 – nga materiali deri te produkti final.
Përvojë e gjatë
Mbi 40 vjet në industrinë e tekstilit dhe një ekip qepësish me deri në 30 vjet përvojë.
Teknologji moderne
Makineri të fundit për prerje, qepje, shtyp dhe qëndisje në fabrikën tonë 4000 m².
